Djali sulmon fizikisht babanë e tij

Është arrestuar një person pasi që me një mjet të mprehtë ka kërcënuar babanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Gjakovës gjatë ditës së djeshme në orët e mbrëmjes.

Sipas raportit policor, nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Rasti vazhdon të hetohet.