Disney World do të rihapet në korrik

Disney World po rihap portat, duke i dhënë fund mbylljes disamujore të parkut, shkruan CNN.

Parku Disney, në të cilin janë të punësuar rreth 70 mijë njerëz, planifikon të rihapet me faza. Më 11 korrik do të hapen parqet “Magic Kingdom” ndërsa më 15 korrik EPCOT (Komuniteti Prototip Eksperimental i së Nesërmes) dhe studio e Hollywood-it, njoftoi sot ndërmarrja.

“Walt Disney World” dhe vendpushimi i Disneylandit  në Anaheim, Kaliforni, u mbyllën në mes të marsit për shkak të pandemisë COVID-19.