Debati për temën "Sfidat e ekstremizmit"

DIREKT - Sfidat e ekstremizmit

Në emisionin “KallxoPërnime” do të diskutohet për hapjen e faltoreve në zona urbane të qyteteve jashtë kontrolleve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Një panel eskpertësh do të diskutojnë edhe rreth rrezikut dhe mungesës së kontrollit. Në emision do të prezantohen po ashtu të dhëna për incidentet e tjera të dhunshme në mes komuniteteve fetare.

Një temë tjetër që do të diskutohet është edhe arrestimi i klerëve ortodoksë nga Shqipëria dhe se çka thuhet në aktakuzën ndaj tyre.

Të ftuar për të diskutur në lidhje me këto tema janë: Fitim Flugaj – Teolog; Rrahman Sylejmani – Ish-drejtor i hetimeve, Policia e Kosovës; Lulzim Fushtica – Ish-Koordinator nacional kundër terrorizmit; Fetah Zejnullahu – Ish-kolonel, FSK dhe Skender Perteshi – Instituti për Siguri dhe Reziliencë.