Digjet një veturë në Prishtinë (FOTO)

Një veturë është përfshirë nga flakët përballë Ministrisë së Arsimit në kryeqytet.

KALLXO.com ka pranuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Ndërsa ende nuk dihet shkaku i djegies.

KALLXO.com është duke provuar të kontaktoj me organet e rendit për më shumë detaje.