Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Digjet një dhomë në një shtëpi në Mitrovicë, nuk raportohet për të lënduar

Në lagjen “Tavnik” në Mitrovicë të Jugut është djegur një dhomë në një shtëpi banimi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandati i zjarrfikësve, Mehmet Mehmeti, i cili bën të ditur se nuk ka asnjë të lënduar.

Më tej ai ka thënë se është djegur një dhomë me orenditë shtëpiake në një shtëpi banimi në rrugën “Artim Jashari” në lagjen “Tavnik”.

“Lajmin e kemi marë në ora 11:15. Me arritjen e ekipit në vend-ngjarje zjarri është lokalizuar menjëherë. Dyshohet se zjarri ka ndodhur nga pakujdesia. Ekipi është kthyer në bazē në ora 11:50. Nuk ka të lënduar”- ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka thënë se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia.