Foto: Ilustrim

Dheu e zë një punëtor në Mitrovicë

Një punëtor në Mitrovicë ka pasur gjatë ditës së djeshme lëndime në vendin e tij të punës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 15:30, viktima është dërguar per tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një kompani, gjatë hapjes së një kanali për kanalizim , është zënë nga shembja e dheut.

Në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar përderisa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.