Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Detajet e Policisë për vjedhjen në zyret e 'Birfurkacionit'

KALLXO.com raportoi para disa minutash se një vjedhje ka ndodhur në mëngjesin e të dielës në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Zyrtarë të kësaj kompanie thanë për KALLXO.com se dyshohet se një pajisje e kamerave të sigurisë është vjedhur.

Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, ka konfirmuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty  dyshohet se është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.

“Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin” – tha Veseli teksa shtoi se policët hetues janë duke punuar intensivisht, duke grumbulluar “informacione që ky rast të zbardhet sa më shpejtë”.