Vjedhje në zyret e 'Bifurkacionit' në Ferizaj

Një vjedhje ka ndodhur në mëngjesin e të dielës në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Zyrtari Nazif Asllani nga KRU ‘Birfurkacioni’ ka konfimuar për KALLXO.com se informatën për vjedhje e kanë pranuar rreth orës 06:15.

Nga hetimet e para, thotë se janë thyer dyert dhe demoluar zyrët, nga ku edhe dyshohet se është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.

“Pasi kemi pranu informatë kemi shku, e kemi pa që dyertë brenda zyrës kanë qenë të demoluara, e kemi thirrë policinë, ka ardhë edhe forenzika, po presim një raport prej tyre. Për momentin dyshohet se është vjedh ajo e pajisja që e bënë incizimin e kamerave jashtë, këto pjesët tjera si serveri janë aty, për fat të mirë. Për momentin nuk kemi vërejtë diçka tjetër, dyertë kanë qenë të thyera, edhe fjokat janë kontrollu, por tash po presim raport zyrtar” – u shpreh Asllani.

Lidhur me këtë rast, KALLXO.com është duke pritur përgjigjje edhe nga Policia e Ferizajt.