Detaje të reja për vrasjen e policit në Zllatar, dorasi dyshohet të jetë kolegu i tij

Një polic ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në orët e mbrëmjes në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës. 

KALLXO.com raportoi në lidhje me ngjarjen ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka konfirmuar një gjë te tillë. 

Tutje siç mëson KALLXO.com personi që dyshohet se qëlloi zyrtarin policor është një polic pra kolegu i tij. 

Ngjarja deri më tani dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

Burime të KALLXO.com kanë thënë edhe se janë gjetur disa gëzhoja ndërsa ekipet policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke bërë edhe ekzaminimet në vendin e ngjarjes.

Zyrtari policor i plagosur sipas informacioneve të KALLXO.com është nisur edhe drejtë Emergjencës por nuk ka arritur t’i bëj ballë plagëve të marra nga shkrepja e armës.