Detaje të reja për vdekjen e çiftit në Prizren, ata kishin ardhur në Kosovë para tri dite

Detaje të reja janë zbardhur për rastin e vdekjes së një çifti të moshuar në Prizren.

Çifti sipas policisë dyshohej se kishte ardhur në Kosovë dy ose tri ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Dyshimet janë se është vrasje. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë. Çifti besohet se kanë jetuar jashtë Kosovës dhe kanë ardhur në Kosovë para 2 apo tri dite”, tha Gashi.

KALLXO.com vazhdimisht po raporton për ngjarjen e cila ka ndodhur në Prizren mëngjesin e sotëm.

Gazetari i KALLXO.com, i cili ka qëndruar në vendin e ngjarjes ka treguar se njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat mjekësore dhe hetuese.

Shtëpia e dy bashkëshortve të gjetur të vdekur në Prizren, Foto: KALLXO.com

Prizren, dy persona gjenden të vdekur në banesë

(Foto) Personat e gjetur në Prizren dyshohet se kanë plagë nga arma