Prizren, dy persona gjenden të vdekur në banesë

Dy vdekje të dyshimta janë regjistruar sot në Prizren.

Mëngjesin e sotëm dy persona në rrethana të dyshimta dhe pa shenja jete janë gjetur në banesën   e tyre.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren,  Shaban Osmanollaj.

“Kemi pranuar informacion për dy persona, të cilët janë gjetur pa shenja jete në banesë, Mjekësia ligjore ka konstatuar  vdekjen e tyre “ , tha ai.

Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë. Në vend te ngjarjes ka dalur edhe prokurori kujdestar.