Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dështon shqyrtimi i Projektligjit për Zgjedhjet në procedurë të përshpejtuar

Projektligji për Zgjedhjet nuk ka arritur të shqyrtohet fare, pasi ai nuk ka marrë votat e nevojshme prej 2/3 për t’u futur në trajtim në Kuvendin e Kosovës, duke shmangur procedurat e rregullta plenare, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga pozita.

“Nuk kalon propozimi, tani parashihet që ky projektligj të marr rrugën e shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofuca, pasi ka numëruar votat e deputetëve të pranishëm.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është mbyllur.