Foto-ilustrim

Dështon seanca ndaj ish-zyrtarëve të bankës BpB

Seanca kundër të akuzuarve Nazmi Mustafa, Nail Reshidi, Skender Blakqori, Ismet Brajshori, Sherafedin Zhitia, Zylfi Arifaj ka dështuar tëmbahet.

Shkak për dështimin e seancës ishte mungesa e të akuzuarit Nazmi Mustafa. Ai ka munguar për arsye shëndetësore.

Në seancën e sotme mungonte edhe i akuzuari tjetër, Skender Blakqori.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 9 qershor 2022.

Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Nazmi Mustafa, Nail Reshidi, Skender Blakqori, Ismet Brajshori, Islam Zeka, Sherafedin Zhitia, Zylfi Arifaj, Pashk Bala për veprat penale – keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, lidhja e kontratës së dëmshme dhe krim të organizuar.

Në bazë të aktakuzës, gjatë viteve 2003-2005, në cilësinë e personave të autorizuar, Nazmi Mustafa, kryetari i bordit drejtues, dhe Nail Reshidi, Skender Blakqori, Ismet Brajshori, Islam Zeka-anëtarë të bordit drejtues në BPB dhe Islam Zeka në cilësinë e drejtorit gjeneral të bankës, me qëllim të përfitimit për interesin e tyre personal, dobisë pasurore a financiare në mënyrë të kundërligjshme për organizatën e biznesit ose personin juridik në të cilin ishin punësuar, duke i keqpërdorur autorizimet në ekonomi si dhe duke lidhur kontrata për të cilat e dinin se ishin të dëmshme, i kanë shkaktuar dëm bankës duke i vënë në rrezik paratë e depozituesve.