Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

'Dështojnë negociatat' për blerjen e uniformave të Policisë, s’ka ofertë të përgjegjshme

Institucioni i zbatimit të ligjit në vend, Policia e Kosovës, nëpërmjet  platformës elektronike për prokurimin publik ,e-prokurimi, njofton se e ka anuluar tenderin për blerjen e uniformave operacionale për policët.

tenderin me vlerë të parashikuar për kontratë 99,000 euro, kishte përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Për këtë aktivitet të prokurimit, Policia kishte pranuar katër oferta, mirëpo nuk ka qenë të përgjegjshme.

“Policia e Kosovës e anulon aktivitetin e prokurimit arsyetim si në vijim: anulohen në mungesë të një oferte të përgjegjshme”-thuhet në vendimin e Policisë.

Me këtë tender ishte paraparë blerja e 100 copë uniformave operacionale që përmbante xhaketa për dimër, pantallona dhe këmisha.