Deputetja ukrainase: Kur vijnë rusët, atëherë e kap një armë dhe mëson se si t'i qëllosh

Kira Rudik, anëtare e parlamentit të Ukrainës, po e bënte jetën e përditshme të saj vetëm cas ditë më parë duke mbajtur takime dhe duke e diskutuar legjislacionin, edhepse kërcënimi i një pushtimi rus ishte në rrezik.

“Dhe pastaj një ditë, thjesht e kupton se ata po vijnë”, tha Rudik, duke folur për CNN nga kryeqyteti Kiev. “Dhe atëherë duhet të bësh diçka. Dhe atëherë merr një armë dhe më pas mëson se si ta gjuash me të”.

Rudik postoi në Twitter një foto të saj duke mbajtur një armë  të premten vonë, me mbishkrimin: “Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si burrat tanë”. Që atëherë, postimi ka qarkulluar gjerësisht në internet, me më shumë se 91,000 pëlqime në Twitter.

“Ishte super e pazakontë dhe super e çmendur për mua ta kuptoja dhe pranoja se unë mbaj një armë dhe jam gati gati të shkoj dhe të qëlloj qeniet e tjera njerëzore”, tha Rudik herët të shtunën. “Dhe arsyeja për këtë ndryshim ishte sepse ushtarët rusë po vijnë në Kiev dhe ata po përpiqen të marrin atë që në fakt nuk u përket atyre”.

Ajo dhe familja e saj tani fshihen në një strehë për të bombave ndërkohë që luftimet e ashpra intensifikohen, me shpërthime të dëgjuara dhe parë në qytet në orët e para të së shtunës.

Por, shtoi ajo, “Ne në fakt po i luftojmë ata shumë, shumë fort… Putini e ka nënvlerësuar gatishmërinë e ushtrisë sonë dhe e ka nënvlerësuar se në çdo hap të rrugës së ushtarëve të tij, atyre iu bë një rezistencë vërtet e madhe”./CNN