Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputetja Kica, e shqetësuar me mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit për kandidatët për drejtor të RTK-së

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal Doarsa Kica ka shprehur shqetësim lidhur me mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit për kandidatët për drejtor të RTK-së.

Ajo përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, tha se me shqetësim të jashtëzakonshëm po i pranon lajmet lidhur me mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit për kandidatët për drejtor të RTK-së.

“Në linkun e mëposhtëm të RTK, pashë që njëri nga kandidatët ka marrë poena IDENTIK në të gjitha pyetjet nga tre anëtarë të ndryshëm të bordit. Kjo kërkon analizë dhe hetim sepse është ‘koincidencë’ e pazakontë”, tha ajo.

Kica shtoi se pa dashur ta paragjykoj asnjë kandidat dhe asnjë vlerësim, përshtypjet që i ka krijuar deri tani, fatkeqësisht nuk i reflektojnë pritshmëritë e saj profesionale nga ky proces.

Tetë kandidatët që janë ftuar në intervistë për drejtor të RTK-së