A u largua Doarsa Kica nga ‘Lista Guxo’?

Sot gjatë ditës, media online, gazetaexpress raportoi se deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe anëtarja e partisë “Lista Guxo”, Doarsa Kica do të kaloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ministri dhe anëtari i partisë, “Lista Guxo”, Faton Peci ka reaguar duke thënë se largimet tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar Peci ku ka bashkangjitur edhe një fotografi me kryetarin e “Listës Guxo” Donika Gërvalla dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

KALLXO.com ka provuar ta konfirmoj lajmin nga vetë Doarsa Kica, por ajo nuk është përgjigjur.

Lajmin nuk e kanë konfirmuar as nga LDK dhe anëtarët e “Listës Guxo”.