Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti i LVV-së tregon si do të shuhet AKP

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emisionin “Kallxo Përnime”, ka dhënë detaje se si është duke e planifikuar Qeveria shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Do të krijohet një agjenci e re që do të menaxhojë këto asete në vlerën që të rivlerësohen dhe të gjejmë formë që të rivlerësohen dhe në kuadër të Qeverisë”, tha Muja.

Sipas tij, po ashtu do të krijohet fillimisht një koncept dokument e pastaj të shuhet AKP.

“Një koncept dokument do të prezantohet dhe do të jetë i hapur dhe çdo ndryshim që bëhet do të bëhet me ndryshim të ligjit por kjo do të bëhet me eskpertët më të mirë dhe me shoqërinë civile dhe me gjitha palët e interesit”, tha Muja.

Për pronat jashtë Kosovës ai tha se nuk ka shifër të saktë sa janë.

“Ende po zbulohen asete të reja dhe nuk ka një shifër definitive por mendoj se edhe ato duhet të jenë proces i ndryshimit”, tha Muja.

Sa u përket punëtorëve të AKP-së Muja tha se nuk dihet ende saktë për fatin e tyre.

“Ata do të trajtohen dhe do të jenë pjesë e koncept dokumentit që do të paraqitet, por ende nuk dihet saktë se çka do të ndodhë me ta”, tha Muja.