Deputeti i AAK-së kërkon që vaksinimi kundër COVID-19 të bëhet obligativ

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreashj ka deklaruar se vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë duhet të bëhet obligativ.

“Për shkak të të panjohurave që mund të vijnë nga situata epidemiologjike gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, kërkoj që vaksinimi kundër COVID-19 të bëhet obligativ, në veçanti për punëtorët publik, punëtorët e administratës, të shëndetësisë dhe mësimdhënësi. Qeveria duhet të bëjë një strategji dhe mundësinë e një vendimi që i obligon qytetarët e vendit të vaksinohen.

Deputeti paraprakisht ka theksuar se qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë vaksinën dhe “kanë të drejtë ta rrezikojë  vetën por nuk kanë të drejtë të rrezikojnë të tjerët”.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur në qershor të këtij viti.