Foto: Frashër Demaj/Facebook

Deputeti Frashër Demaj deklarohet në Kuvend për librin e historisë ku përmendet Masakra e Reçakut

Deputeti i LDK-së Frashër Demaj, ka sqaruar shkrimin e tij në librin e historisë ku përmendet Masakra e Reçakut.

Demaj tha se në shkrimet e tij Masakra e Reçakut nuk quhet ndryshe pos Masakër në Reçak apo Masakra e Reçakut.

“Ju që nuk lexoni kapni librat e lexoni. Ju që keni qëllime tendecioze hiqni dorë nga këto situata sepse nuk ju bëjnë nder juve”, tha ai.

“Ata që kanë shpifë dhe që më kan linçu këto ditë që më kanë fy në mënyrat më të pista, ata që kanë rreziku jetën time dhe të familjes time, ata që nuk kanë dinjitet as karakter njerëzor, le të vazhdojnë të më linçojnë të më fyejnë e shajnë por asnjëherë nuk më frigojnë. Le ta dinë se nuk mund ta cënojnë dinjitetin akademik timin”, tha Demaj.

Demaj tha se asnjëherë nuk e ka shkruar asnjë fjalë që e cënon dinjitetin kombërar e shtetëror.

Ndryshe Demaj mori kritika për publikimin e një libri për histori të përbashkët të Ballkanit, projekt ky i financuar nga BE-ja dhënë të cilin morën pjesë historianë nga rajoni.