Ilustrim

Deputetët e LVV shkojnë në Kuvend, deputetët e partive tjera ende jo

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar zyrën e Grupit Parlamentar dhe kanë marrë rrugën drejt sallës së seancës plenare.

Ndonëse, ishte paraparë që seanca për zgjedhjen e presidentit të fillonte në orën 18:00, deri në ora 19:00, asnjë deputet nuk kishte qenë në sallë e Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani janë paraqitur dy kandidatura për president të vendit, të dy këto propozime nga Lëvizja Vetëvendosje.

Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta janë dy kandidatët për president të vendit.

Dy partitë opozitare, PDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën ku zgjedhjet presidenti.

LDK kishte deklaruar se do të marrin pjesë në procesin e votimit të presidentit, por nuk dihet nëse pas zhvillimeve të djeshme në Kuvend rreth Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, LDK do të marrë pjesë ose jo.

Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbajtur mbledhje e cila sapo ka përfunduar, mirëpo asnjë përfaqësues i LDK-së deri më tani është deklaruar se çfarë vendimi kanë marrë.

 

AAK bojkoton seancën për presidentin