Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK bojkoton seancën për presidentin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën ku pritet të zgjidhet presidenti i vendit.

Kështu ka njoftuar Ramush Haradinaj përmes një publikimi në Facebook.

“Deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, ka shkruar Haradinaj.

Në anën tjetër, Haradinaj ka shkruar se koncentimi i pushtetit në një person është në dëm të demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

E Ambasada Amerikane ka kërkuar nga deputetët që të përmbushin përgjegjësinë e tyre dhe të sigurojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim një votim të Asamblesë për presidentin. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar një kuorum”, thuhet në publikim e ambasadës amerikane në Facebook.