Deponohen mbi 200 euro të falsifikuara në bankë

Një grua ka raportuar në Prishtinë se në intervale të ndryshme kohore, në bankë janë deponuar 461 monedha që dyshohet se janë të falsifikuara.

Monedhat e deponuara janë: 6 nga 50 euro, 2 nga 20 euro, 2 nga 10 euro, 41 nga 2 euro dhe 19 nga 1 euro.

Rasti i cili ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë është nën hetime nga njësitë përkatëse.