Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Denoncimi i Uran Ismailit: Në QKUK nuk po lejohet koronografia, e në spitale private po

Ish- Ministri i Shëndetësisë dhe ish- deputeti i PDK-së, Uran Ismajli në debatin KallxoPernime ka denoncuar faktin se në spitale publike, duke u thirrë në masat e COVID-19 është ndalur procesi i koronografisë.

Mirëpo sipas tij, spitalet private janë duke e kryer këtë shërbim.

“Ka njerëz që janë duke prit me bo koronografinë, ka edhe deputetë. Është shtu lista e atyre që kanë nevojë me bo konorografinë. Është ndal në institucione publike, mirëpo spitalet private po e bëjnë koronofrafinë. Pra, pacienti duhet me i gjetë 2-3 mijë euro me shku në privat me bo koronografinë”, tha Ismajli në Kallxo Përnime.