K.R.U. Gjakova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dëmtoi gypin e ujit të “KRU Gjakova”, arrestohet i dyshuari e më pas lirohet në procedurë të rregullt

Një person është arrestuar nën dyshimin për asgjësim, dëmtim ose heqje e instalimeve publike më saktësisht atë të “KRU Gjakova”.

Sipas policisë, dy ditë më parë, një person në Gjakovë është arrestuar pasi dyshohet se disa muaj më parë ka dëmtuar një gyp të ujit pronë e “KRU Gjakova”.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.