Sanohet gypi i dëmtuar, rikthehet furnizimi me ujë i konsumatorëve të Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit

Konsumatorët e vendbanimeve të komunës së Gjakovës, Rahovecit e të Prizrenit, të cilët ishin prekur nga dëmtimi i një gypi mbrëmë, nga sot kanë filluar të furnizohen sërish me ujë të pijshëm.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com ushtruesi i detyrës së drejtorit të Ujësjellësit “Gjakova”, Visar Hasi.

Sipas Hasit, rikthimi i furnizimit ka nisur në ora 16:00.

Konsumatorë të tri komunave kanë mbetur pa ujë për shkak të dëmtimit të gypit kryesor FI 800 në vendin e quajtur “Pika e Zezë” në Gjakovë.

Gypi ishte dëmtuar mbrëmë rreth orës 22:00.

Visar Hasi tha se që nga mëngjesi ekipet kanë dalë në terren dhe kanë punuar me të gjitha kapacitetet për të sanuar problemin.

“Rikthimi i furnizimit me ujë veçse ka filluar, duhet pak kohë derisa uji të qarkullojë në rrjetë. Rekomandohet që  ujin ta lini të rrjedhë për për pak, para konsumimit!”, thekson KRU “Gjakova” në një postim në Facebook.

Sanimi i gypit të dëmtuar – Foto: KRU “Gjakova”
Sanimi i gypit të dëmtuar – Foto: KRU “Gjakova”
Sanimi i gypit të dëmtuar – Foto: KRU “Gjakova”