Anthony Blinken

Deklarata e plotë për ndalim të Sali Berishës me familje të hyjë në SHBA

Ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken.

Sipas tij, veprimet e Berishës në korrupsion kanë minuar demokracinë e Shqipërisë dhe ai me familjarët do caktohen si jo të përshtatshëm për hyrje në SHBA, vendim ky edhe i publikuar në faqën zyrtare të Departamentit të Shtetit state.gov

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken për këtë vendim:

“Sot, unë po deklaroj përcaktimin publik për Sali Berishën, një ish President, ish Kryeministër dhe ish anëtar i Parlamentit të Shqipërisë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të theksuar. Në kapacitetin e tij si Kryeministër i Shqipërisë, në veçanti, Berisha ishte përfshirë në vepra korruptive si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime dhe pasurim të aleatëve politikë dhe anëtarët e familjes në llogari të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tij qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Më këtë përcaktim, unë ri konfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publik shqiptarë.

Ky emëritm është bërë nën seksionin 7031 (C) të Departamentit të Shtetit, operacionet e jashtme dhe programe të ngjashme. Përveç Berishës, unë përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi si jo të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e SHBA-së për mbështetjen e reformave politike, thelbësore për institucionet demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do vazhdojë të përdorë autoritete si ky për të promovuar përgjegjësinë për akterët e korruptuar në rajon dhe globalisht”. 

Sekretari Blinken ia ndalon Sali Berishës dhe familjarëve të tij hyrjen në SHBA