Foto: Ilustrim

Deçan, vdes pasi u lëndua duke prerë dru

Një person ka vdekur në fshatin Voksh të Deçanit pas lëndimeve që kishte marrë derisa ishte duke prerë dru.

Sipas Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion kurse rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.