Ilustrim, Gëzhoja plumbash

Deçan - Goditet me breshëri plumbash deri sa ishte duke punuar me ekskavator

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Rastavicë të Komunës së Deçanit një burrë ka njoftuar policinë se për deri sa ishte duke punuar me një ekskavator, persona të pa njohur nga një distancë kanë shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.

Tutje policia sqaron se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:35.

Sipas policisë në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur, ndërsa në automjetin (kombi) të viktimës janë vërejtur tri vrima dhe një predhë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.