Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat Përnime për balotazhin e Istogut - LIVE

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Istogut, diskutojnë në “Debat Përnime” për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në emision kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Istog: Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LDK-së, Ilir Ferati ka siguruar 41,09 për qind të votave, kurse Bekë Berisha nga AAK, ka marrë  26,49 për qind.