Debat i ashpër mes Dakës dhe Kurteshit për votimin e regjistrimit të partive politike

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka dhe anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje Sami Kurteshi kanë pasur një debat në lidhje me votimin për regjistrimin e partive politike.

Kurteshi, u shpreh se janë të detyruar të votojnë për regjistrimin e partive politike, ndërsa Daka iu kundërpërgjigjë duke thënë se “nuk mundeni ju me detyru kërkon me votu diçka që nuk don”.

“Ne e kemi rekomandimin e zyrës që është kërcënu të cilës i është bërë presion me emër e mbiemër edhe tash për arrestim e për përndjekje… pse po ndërhyni palidhje. Këtu është kërcënu në mënyrë të qartë hapur drejtori i zyrës për regjistrimin e partive politike për ndjekje dhe iu bë presion, sepse ka marrë një vendim dhe ka bërë një rekomandim KQZ-së”, tha tutje Kurteshi.

Fjalën ia ndërpreku Daka, e cila tha se “tash janë tum prit mem arrestu”.

Kurteshi tutje tha se askush nuk po guxon të përmend emra se për çka është duke u krijuar kjo zhurmë.

“Ende askush nuk po guxon me përmend emrin për çka po bëhet kjo zhurmë krejt edhe ne nuk e kemi ndërmend me përmend, ne e kemi në ndërmend me kërku që të respektohet votimi i regjistrimit të partive politike, pa dalë ky rekomandim në votim ne nuk dalim nga këtu”, tha ai

Duke kryqëzuar duart Daka tha se “Jo, jo na mbesim këtu deri nesër”.

Polemika mes Dakas dhe Kurteshit lidhur me çertifikimin e kandidatëve për deputetë