Dalin para Gjykatës së Apelit Krivaça e Sejdiu, seanca mbyllet për publikun - VIDEO

Të enjten kanë dalë para Gjykatës së Apelit, të akuzuarit për vrasjen e Martigona Osmanit më 2021.

Por seanca gjyqësore u mbyll për publikun për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe veprës penale të dhunimit.

Ankesë kanë parashtruar Prokuroria, mbrojtja dhe familja e viktimës.

Kolegji i Apelit përbëhet prej kryesuesit Xhevdet Abazi, anëtarit Hashim Çollaku dhe gjyqtarja referuese Kadrije Goga-Lubishtani.

Për këtë vrasje Krivaça u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Ferizajit në gusht të vitit që shkoi.

Ndërkaq, i bashkëakuzuari Arbër Sejdiu u dënua me 15 vite burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes.

Vendim ky i marrë nga gjyqtari Sabit Krasniqi i Departamentit të Krimeve të Rënda.

Krivaça akuzohet se me dashje dhe në bashkëkryerje me Arbër Sejdiun e privojnë nga jeta të ndjerën Marigona Osmani.

Me të njëjtën, Krivaça ka qenë në lidhje jashtëmartesore.

Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu akuzohen për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Krivaça dhe Sejdiu godasin të ndjerën me një shkop në pjesë të ndryshme të trupit me ç’rast i shkaktojnë dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Gjykimi për këtë rast ka filluar në korrik të vitit 2022, kurse seanca e fundit u mbajt të martën më datë 2 gusht.

Drejtësisë iu deshën gati dy vite nga vrasja e Marigona Osmanit që rastit të i jap epilog në shkallë të parë.

Historikun e plotë të këtij rasti mund ta lexoni në këtë link.