Ilustrim

Coronavirusi - Këshilla nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për qëndrimin në karantinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka nxjerrë një listë të udhëzimeve se si të parandalohet përhapja e COVID-19 nëpër shtëpi dhe nëpër komunitete.

Këto udhëzime mundësojnë parandalimin e përhapjes së Covid-19 mes njerëzve në shtëpi dhe në bashkësi.

Më poshtë i keni këshillat udhëzuese nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike:

Parandalimi i përhapjes së COVID-19 në shtëpi dhe komunitete

 Udhëzimet e mëposhtme ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 mes njerëzve në shtëpi dhe në bashkësi. Udhëzimi i përkohshëm bazohet në ato që dimë aktualisht në lidhje me infeksionet e tjera virale të frymëmarrjes dhe Covid-19. CDC (Center for Control Disease-Qendra për Kontrollë të Sëmundjeve) do të përditësojë këtë udhëzim të përkohshëm sipas nevojës.

Ky udhëzim i përkohshëm është për:

  • njerëzit e konfirmuar që kanë infeksion Covid-19 të cilët mund trajtohen në shtëpi dhe nuk kanë nevojë të shtrohen në spital për arsye mjekësore
  • njerëzit që dyshohen për infeksionin Covid-19
  • kujdestarët dhe anëtarët e familjes së një personi të konfirmuar ose të dyshuar për infeksionin Covid-19
  • persona të tjerë që kanë pasur kontakt të ngushtë me një person të konfirmuar ose të dyshuar për infeksion Covid-19

Për më shumë këshilla klikoni në këtë LINK: