Çmimi i derivateve të naftës për sot

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve në Kosovë është 1.71 euro për litër, për benzinë është 1.56 euro ndërsa çmimi maksimal për shitjen e gazit është 0.78 euro.

Kështu ka njoftuar, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës.

Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Nëpërmjet Udhëzimit Administrativ, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar se marzha tregtare e lejuar (fitimi) për naftëtarët në Kosovë është 2 centë për litër për shitësit me shumicë dhe 12 centë për litër për ata me pakicë.

Udhëzimi i cili mbetet në fuqi për 30 ditë, rendit edhe masat tjera mbrojtëse si detyrimet për ministrinë  përgjegjëse që merret me tregun e naftës, subjektet, shitësit dhe institucionet tjera të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.