Foto-ilustrim

Çmimet e caktuara nga Qeveria për shitjen e produkteve të naftës po respektohen nga pompat e derivateve

Vendimi i Qeverisë për caktimin e çmimeve maksimale të lejuara për shitjen e naftës dhe produkteve të saj po respektohet nga operatorët ekonomikë.

Kështu ka thënë për KALLXO.com Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Industrisë.

“Inspektorët e tregut çdo ditë dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë duke bërë mbikëqyrjen e zbatimit të Vendimit të MINT-it, lidhur me caktimin e çmimeve të derivateve” – tha Zyra e MINT për Komunikim Publik.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës sot është 1.72 euro për litër, një cent më lirë se dje.