Ilustrim

Çmime të njëjta të derivateve edhe sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës.

Në vendimin e kësaj ministrie për 24 orët e ardhshme, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.73 euro.

Çmimet e derivateve të naftës nuk kanë ndryshuar nga dita e djeshme.

Çmimet vlejnë për datën 20 tetor nga ora 10:00 dhe do jenë valide për 24 orë.