Salla "1 Tetori", Foto: Gentiana Ahmeti KALLXO.com

Çka ndodhi në sallën “1 Tetori”, flasin nga MSh-ja

“Vaksinimi nuk është ndalë për asnjë moment”, kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai ka mohuar raportimet se procesi i vaksinimit në “1 Tetori” në Prishtinë është ndërprerë.

Megjithatë, Hoti tha se ka pas disa probleme teknike që kanë vështirësuar procesin.

“Ka pas veç disa vështirësi teknike me i regjistruar në sistem digjital, të interesuarit janë regjistruar në mënyrë manuale dhe tash të dhënat e tyre bartën në sistem, por vaksinimi nuk është ndalë”, tha ai duke sqaruar se regjistrimi deri pasdite është bërë në mënyrë manual.

Vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal po vazhdon në sallën “ 1Tetori”.

Në 24 orët e kaluara janë administruar 3 mijë e 991 vaksinime. 770 mijë e 941 qytetarë kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa numri total dozave të adiminstruara janë 1 milion e 640 mijë e 380./RTV21