IKShPK ka nevojë për aparatura kundër COVID-19, Ministria i ndanë 360 mijë euro

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK), duket se ka nevojë për aparatura laboratorike për t’ia dalë me pandeminë COVID-19.

Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë, në javën e parë të këtij muaji nisi procedurat e prokurimit me katër lote, ku për të realizuar blerjen e aparaturave apo pajisjeve laboratorike Ministria ndau 360 mijë euro.

Për këtë tender, Ministria përdori procedurën e hapur të prokurimit me kriter për dhënie të kontratë çmimi më i ulët.

Ndonëse afati për dorëzimin e tenderit sipas njoftimit për kontratë ishte data 27 gusht 2021, Ministria e kishte zgjatur afatin e dorëzimit të ofertave nga operatorët ekonomik për javën e parë të muajit të ardhshëm.

Në njoftimin për informatat shtesë dhe përmirësimit të gabimeve thuhet afati se afati fundit për dorëzimin e tenderi është 6 shtator 2021.

KALLXO.com gjithashtu raportoi se, tenderi për furnizim me pajisje mbrojtëse personale kundër COVID-19 i këtij dikasteri qeveritarë të shëndetësisë ende është në procedurat e prokurimit. Për këtë tender Ministria kishte ndarë mbi 2.4 milionë euro.

Ende ne procedurë prokurimi, 2.4 milionë eurot e ndara nga Ministria për mjete mbrojtëse nga COVID-19