Ende ne procedurë prokurimi, 2.4 milionë eurot e ndara nga Ministria për mjete mbrojtëse nga COVID-19

Ka mesi i muajit korrik, Ministria e Shëndetësisë publikoi thirrjen për kontratë për t’u furnizuar me pajisje mbrojtëse personale kundër COVID-19. Për kontratën e cila është planifikuar të zgjatë deri në 12 muaj, Ministria është e gatshme të paguaj deri 2,414,423 euro.

Në përshkrimin e shkurtër të kësaj lënde, janë dhënë sqarime lidhur me këtë tender

“Bazuar ne planifikimin e Institucioneve Shëndetësore të Kujdesit Parësor, Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, Inspektoratit Shëndetësor dhe atij Farmaceutik, IKSHPK, DSHB dhe Administratës në MSh dhe në përputhje me strategjinë për parandalim, menaxhim dhe kontrollim të COVID-19, është inicuar procedura e tenderimit për Furnizim me Pajisje Personale Mbrojtëse kundër COVID-19”, sqaron Ministria.

Për këtë aktivitet të prokurimit, Ministria e Shëndetësisë, përdori procedurën e hapur të prokurimit me kriter për dhënie të kontratë çmimi më i ulët.

Ndonëse afati i fundit për dorëzimin e tenderëve ishte data 23 gusht 2021, përmes njoftimit korrigjimin e gabimeve Ministria e shtyu deri me 31 gusht 2021.

“Për këtë tender kemi pranuar disa pyetje nga OE të cilat janë në shqyrtim nga përgjegjësit e Njësisë së Kërkesës, por për shkak të periudhës së pushimeve vjetore, ende nuk janë dhënë të gjitha sqarimet e kërkuara, andaj ju njoftojmë se çdo pyetje e OE, do të trajtohet dhe do t’i keni përgjigjet sqaruese në ditët në vijim. Ky korrigjim përfshinë shtyrjen e afatit për ofertim me datën 31.08.2021 deri në ora 14 00, ndarjen e lëndës në 14 Lote siç është kërkuar nga OE, korrigjimin e kritereve që kanë të bëjnë me certifikatat CE dhe ISO, si dhe kriterin e referencave që kërkohen vetëm për Lotet me vlera të mëdha Nr. 2,3,5,9,13. Ndërsa sqarimet tjera teknike që janë adresuar nga OE, përgjigjet do u përcillen në ditët në vijim, me ç`rast do u përcillet edhe Dosja e korrigjuar e tenderit si forma finale për ofertim”, njofton Ministria.