Cilësi e dobët e ajrit nëpër disa qytete të Kosovës, rekomandimet që duhet ndjekur

Disa qytete të Kosovës kanë regjistruar cilësi të dobët të ajrit sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Bazuar në të dhënat e matësve të IHMK-së, cilësi e dobët u regjistrua në Pejë, Mitrovicë, Han të Elezit dhe Gjilan.

Në këto qytete, grimcat e PM2.5 kanë arritur deri në 36.5 mg për m3

Sipas Institutit, kushdo që përjeton ngacmim si dhimbje të syve, kollë ose dhimbje fyti duhet të konsiderojë.

Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive dhe të rriturit me probleme të zemrës, duhet të zvogëlojnë aktivitetin e rëndë fizik, veçanërisht jashtë, dhe veçanërisht nëse përjetojnë simptoma.

Po ashtu, gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda. Njerëzit me astmë mund të kenë nevojë të përdorin thithësin e tyre më shpesh, ndërsa të moshuarit duhet të zvogëlojnë sforcimet fizike.

Kurse, cilësi mesatare e ajrit u raportua në Prishtinë dhe Drenas, ndërsa cilësi e mirë dhe e pranueshme në Prizren, Obiliq dhe Brezovicë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.