Cilësia e ajrit në qytetet e Kosovës
Sot cilësia e ajrit është e ndryshueshme, me ajër të pastër dhe mesatar në qytete të ndryshme të Kosovës.
Sipas matësve të ajrit, ajër me cilësi të mirë ka në qytetet Prishtinë dhe Hani i Elezit ndërsa me ajër me cilësi të mesatare ka në qytetet e Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit dhe Obiliqit.
Ndërkaq, matësi mobil, i cili është i vendosur në dalje të kryeqytetit, në afërsi të zonës industrial tregon ajër me cilësi mesatare.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.