Celina, Shala, Muriqi, Rashica e Rrahmani në tribuna për ndeshjen ndaj Gjibraltarit (Foto)

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, ka vendosur që për miqësoren ndaj Gjibraltarit mos t’i rrezikoj lojtarët kryesorë për ndeshjen e të hënës ku luajnë ndaj Malit të Zi për kualifikimet e Euro 2020.

Vedat Muriqi, Milot Rashica, Herolind Shala, Amir Rrahmani e Bersant Celina, janë në tribuna për këtë ndeshje duke mos qenë as në bankën e rezervistëve.

Kosova ndaj Gjibraltarit do të paraqitet me lojtarë të cilët kanë pasur më pak minuta në fushë.