Buxhetit i vitit 2022, 600 mijë euro investime të reja për Inspektoratin e AUV-së

Ndonëse buxheti i Kosovës ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, i njëjti është aprovuar në nga Qeveria e Kosovës në vlerë 2.7 miliardë euro.

Në mes tjerash, nëpërmjet këtij buxheti, Zyra e Kryeministrit parasheh investime të reja edhe për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Vlera e projekteve të reja të cilat Zyra e Kryeministrit ka paraparë për vitin 2022 për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kapin vlerën e 600 mijë euro.

Zyra e Kryeministrit planifikon që në vitin e ardhshëm të ndërtojë dy zyra regjionale për Inspektoratin e AUV-së. Njëra në komunën e Ferizajt ndërsa tjetra në komunën e Gjakovës. Për ndërtimin e tyre, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka ndarë nga 200 mijë euro.

200 mijë euro të tjera janë ndarë edhe për blerjen e veturave të cilat do të vihen në shërbim të Inspektoratit të kësaj agjencie.