Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Burrë e grua e sulmojnë fizikisht një person në vendin e punës

Burrë e grua, sipas Policisë së Kosovës, kanë sulmuar një person, i cili ishte në punë e sipër. Rast ka ndodhur në Komunën e Obiliqit gjatë ditës së djeshme. I sulmuari, ka informuar Policinë e Kosovës se deri sa ishte duke punuar me traktor në një firmën private, dy të dyshuar burrë dhe grua kanë thyer rrethojën, e kanë sulmuar fizikisht ankuesin, i kanë ndaluar punën dhe kanë dëmtuar disa fidanë.

“Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet në njoftim të Policisë.