Burg me kusht për gruan e kthyer nga Siria

Afërdita Mulolli është shpallur sot fajtore për organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste.

Gjykata e Prishtinës e ka dënuar Mulollin me 2 vite burg me kusht, i cili dënim nuk do t’i ekzekutohet nëse në afat prej 3 viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Gjykata e obligoi të akuzuarën që ta përmbush detyrimin për vizitë tek psikologu apo te këshilluesi tjetër.

Në seancën fillestare në këtë rast, e akuzuara e kishte pranuar fajësinë.

Aktakuza thotë se ajo më 14 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë kishte lëshuar territorin e Kosovës dhe përmes Aeroportit të Shkupit kishte  udhëtuar për në Stamboll të Turqisë.

Më tutje në aktakuzë thuhet se Afërdita Mulolli kishte hyrë në Siri dhe i ishte bashkuar ISIS-it me bashkëshortin e saj.

Sipas aktakuzës, ajo ishte financuar rregullisht  me një shumë të hollave në vlerë prej 200-300 euro në muaj.

Edhe një grua kosovare pranon fajësinë për shkuarje në ISIS