Foto: Kallxo.com

Edhe një grua kosovare pranon fajësinë për shkuarje në ISIS

Një grua kosovare e cila po akuzohej nga Prokuroria Speciale për pjesëmarrje në ISIS e ka pranuar fajësinë në gjykatën në Prishtinë.

Në seancën e mbajtur të hënën, e akuzuara A.M. i pranoi akuzat menjëherë pasi prokurorja e rastit, Habibe Salihi, i lexoi akuzat ndaj saj.

Gjykata do ta shpallë vendimin ndaj saj të martën.

Aktakuza ndaj A.M. thotë se ajo më 14 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë kishte lëshuar territorin e Kosvës dhe përmes Aeroportit të Shkupit kishte ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë.

Më tutje në aktakuzë thuhet se A.M. kishte hyrë në Siri dhe ishte bashkuar me bashkëshortin e saj i cili e kishte pritur atje me qëllim i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

Sipas aktakuzës, ajo ishte financuar rregullisht  me një shumë të hollave në vlerë prej 200-300 euro në muaj.