Ilustrim/ Foto: Pixabay

Britani, një grua dënohet me tetë muaj burg pasi hyri në rreth 150 teste të vozitjes për persona tjerë

Një grua që mori rreth 150 teste teorike dhe praktike për shoferë të tjerë, është dënuar me tetë muaj burg.

29-vjeçarja Inderjeet Kaur, nga Llanelli, në Uells, e pranoi se kishte kryer testet mes viteve 2018 dhe 2020.

Policia tha se ajo i kryente teste për njerëzit që kishin vështirësi në anglisht, shkruan BBC.

Gjykata e Swansea Crown dëgjoi se dyshimet u rritën në qendrat e testimit pasi Kaur imitonte njerëz të tjerë.

Kaur kreu testet në qytetet Swansea, Carmarthen, Birmingham dhe Londër.

“Mashtrimet si këto paraqesin rreziqe të konsiderueshme për publikun e gjerë,” tha ai.

Caroline Hicks e Agjencisë së Standardeve të Shoferëve dhe Automjeteve tha se kalimet e testeve me mashtrim mund të anulohen.

“Testet e drejtimit të automjetit dhe teorisë ekzistojnë për të ndihmuar që njerëzit të kenë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimin e duhur për të vozitur në rrugët tona. Anashkalimi i testeve vë jetën në rrezik”, ka thënë ajo./BBC