Britani, 33 të lënduar pasi anija u përmbys në kantierin e Edinburgut

Tridhjetë e tre persona janë lënduar pas përmbysjes së një anije në një kantier detar të Edinburgut.

Shërbimi Skocez i Ambulancës tha se 21 persona ishin dërguar në spital dhe 12 persona u trajtuan në vendin e incidentit në ‘Imperial Dock’, Leith.

Incident i madh u deklarua pasi anija kërkimore Petrel u zhvendos nga kaniteri ku ishte parkuar.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë anijen 3,000 tonëshe, e cila është në pronësi të Marinës amerikane, e mbështetur në një kënd 45 shkallë.

Konsullata e SHBA në Edinburg tha se po monitoronte situatën dhe po ofronte mbështetje për qytetarët amerikanë që ishin të përfshirë.

“Falënderojmë shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të menjëhershëm. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident,” thuhet nga konsullata.

Shërbimi i Ambulancës Skoceze tha se ishte thirrur për incidentin në orën 08:30.

Një zëdhënës tha se 15 pacientë u dërguan në spitalin mbretëror të Edinburgut, katër në Spitalin e Përgjithshëm Perëndimor dhe dy në Spitalin Victoria në Kirkcaldy.

12 persona të tjerë janë trajtuar dhe janë liruar në vendngjarje.

Doku i Leith, në verilindje të Edinburgut, ka  histori detare që shkon prapa shumë shekuj dhe tani është shtëpia e jahtit mbretëror të çmontuar Britannia. BBC