Në mesin e pengjeve të liruara nga Hamasi, edhe një vajzë katër vjeçare

Avigail Idan, një shtetase e dyfishtë i Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, u lirua nga Hamasi pasi kaloi gati shtatë javë në robëri.

Të premten e kaluar, Abigail i mbushi 4 vjeç dhe e kaloi ditëlindjen e saj në robëri, e mbajtur peng nga Hamasi.

Për 50 ditë, familja e Abigail nuk hoqi dorë nga shpresa se fëmija – të cilin ata e përshkruan si një foshnjë të parakohshme që “drejtoi” shtëpinë e saj – do të kthehej në shtëpi.

Këtë të diele, shpresat e tyre u realizuan. Abigail ishte pengu i parë amerikan i liruar nga Hamasi si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me ushtrinë izraelite që administrata Biden e ndihmoi ndërmjetësimin në mes të luftës në vazhdim. Ajo ishte më e reja nga 10 amerikanët që besohej se u morën peng pas tetorit.

Njëkohësisht, ajo ishte mes rreth 240 personave marrë peng më 7 tetor. Prindërit e Avigail u qëlluan për vdekje në sulmin e tetorit dhe lirimi i saj u prit me lehtësim nga anëtarët e familjes.

Ditën e sulmit, familja e Abigail ishte në shtëpinë që ata ndanin në Kibbutz Kfar Azza, rreth dy milje nga kufiri i Gazës. Babai i saj, Roy Edan, një fotograf për gazetën izraelite Ynet, kishte bërë disa nga fotografitë më të hershme të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, sipas punëdhënësit të tij.

Pasi militantët nxituan në shtëpinë e tyre, dy fëmijët më të mëdhenj, të moshës 6 dhe 10 vjeç, u mbyllën brenda një dollapi dhe u fshehën për 14 orë. Ata mbijetuan dhe u ribashkuan me familjen e tyre menjëherë pas sulmit ndërsa Abigail nuk u gjet aty.

Presidenti Biden e ka shprehur mirënjohjen për lirimin e saj.

“Sot ajo është e lirë,” ka deklaruar Biden nga hoteli White Elephant.

“Faleminderit Zotit që ajo është në shtëpi.”

Rasti i Abigal ka marrë  vëmendje të gjerë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që disa pengje janë ribashkuar me familjet e tyre që nga armëpushimi, të tjerët, përfshirë Hersh Goldberg-Polin, janë ende në robëri. Goldberg-Polin, shtatas i SHBA, ishte në një festival muzikor në afërsi të kufirit me Gazën kur u rrëmbye dhe familja e tij po pret me plot ankth lajmin për gjendjen e tij./Washington Post

Përgatiti: Nuhi Shala