Dmitry Medvedev - Foto: REL/TASS

Ish kryeministri rus Dmitry Medvedev: Shtetet baltike i përkasin Rusisë

Ish-kryeministri rus iu referua tri shteteve baltike si “tonat” të martën, duke shtuar se Polonia është “përkohësisht e pushtuar”.

Duke shkruar në Twitter, ish-kryeministri rus Dmitry Medvedev tha të martën se Baltiku i përket Rusisë, njëkohësisht duke iu referuar edhe Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë si “provincat Rusisë”.

Komentet nxitëse u bën në përgjigje të vërejtjeve të bëra nga Emmanuel Macron javën e kaluar se Moska “tashmë kishte humbur gjeopolitikisht”.

“De fakto, ajo [Rusia] ka hyrë në një formë nënshtrimi në lidhje me Kinën dhe ka humbur qasjen e saj në Baltik, gjë që ishte kritike, sepse nxiti vendimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n”, deklaroi presidenti francez për gazetën l’Opinion.

Tri shtetet e vogla baltike u pushtuan nga BRSS derisa kjo e fundit u shpërbë në vitin 1991. Bashkimi Sovjetik shihet negativisht nga një pjesë e madhe e popullsisë, të cilët e kanë përqafuar të ardhmen e tyre brenda BE-së dhe NATO-s.

Shqetësimet janë rritur në Baltik për kërcënimin e paraqitur nga Rusia që kur kjo e fundit e pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Ata janë mbështetës të zëshëm të Ukrainës, duke ofruar ndihmë, armë dhe duke pritur një popullsi të konsiderueshme refugjatësh ukrainas.

Medvedev, i cili shërbeu si kryeministër i Rusisë midis viteve 2000-2004, është shfaqur si një zë anti-perëndimor, pro-luftës brenda Kremlinit. Vërejtjet e tij nxitëse shpesh krijojnë polemika.

Ai gjithashtu iu referua Polonisë si “të pushtuar përkohësisht”, duke aluduar për praninë e NATO-s brenda vendit, e cila përfshin 10,000 trupa amerikane, sipas AP.

Edhe pse jo drejtpërdrejt në BRSS, Polonia ishte një shtet satelit i Bashkimit Sovjetik. Sistemi komunist, i cili u perceptua gjerësisht si i korruptuar dhe i paefektshëm, u shpërbë në vitin 1989./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala